27 Dhjetor 2024

Investimet në patundshmëri dhe të hyrat nga shpenzimet e diasporës bien ndjeshëm

Prishitnë, 8 nëntor - Në kohë kur ekonomia e Kosovës po pëson rënie si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga  COVID-19,  roli  i  diasporës  në  ekonominë  e  Kosovës  vazhdon  të  jetë  tejet  i  madh.

Diaspora ka ndikim në ekonominë e Kosovës qoftë përmes remitencave, investimeve të huaja direkte (IHD), dërgimit të gjësendeve për familjet e tyre apo edhe përmes shpenzimeve që i bëjnë gjatë vizitave në Kosovë.

Instituti GAP vlerëson se në një kohë kur ekonomia e Kosovës po pëson rënie si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, roli i diasporës në ekonominë e Kosovës vazhdon të jetë tejet i madh.

Në  periudhën  janar-gusht  të  vitit  2020,  vlera  e  remitencave  të  dërguara  në  Kosovë nga diaspora ishte 608.5 milionë euro apo rreth 55.4 milionë euro (10%) më e lartë se në vitin 2019.43

Ato sipas GAP mbesin më të lartat në Ballkanin Perëndimor dhe ishin rreth 12% të Bruto Produktit Vendor (BPV) të Kosovës para pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.44

Në rast se vazhdon trend i njejtë i rritjes gjatë këtij viti, një parashikim indikativ sugjeron se remitencat mund të arrijnë deri në 14% të BPV-së.

Përveç remitencave të cilat kanë shënuar rritje gjatë pandemisë, rënie sipas GAP vërehet në investimet e diasporës në patundshmëri në Kosovë dhe blerje të gjësendeve për familjarët.

Një  pjesë  e  madhe  e  investimeve  në  patundshmëri  në  Kosovë  bëhen  nga  diaspora. Siç tregon edhe anketa e kryer nga UNDP, mbi 35% e diasporës janë përgjigjur se investojnë në Kosovë, kryesisht në blerjen e patundshmërive për përdorim personal (60%) dhe investim në biznese familjare (23%).

Gjatë dhjetë viteve të fundit, Investimet e Huaja Direkte në Kosovë sic vlereson GAP kanë pësuar luhatje dhe nuk kanë qenë të qëndrueshme.

Nga mbi 384 milionë euro në 2011, ato kishin rënë në 116 miionë në 2012. Ngjashëm pas një rritjeje në 190 milionë në 2015, IHD-të përsëri pësuan rënie në rreth 168 milionë euro në vitin 2017.

Në vitin 2019, vlera e IHD-ve ishte rreth 271 milionë euro. Nga viti 2012, sektori i patundshmërive mbetet sektor dominues, me rritje të madhe krahasuar më sektorët  tjerë,  ku  në  vitin  2019  ajo  përbënte  rreth  87.5%  të  të  gjithë  IHD-ve.  

Për dallim nga vitet e kaluara, në periudhën e pandemisë (2020), të hyrat nga IHD-të kanë rënë.  

GAP konsideron se sektori i më i goditur është pikërisht ai i patundshmërive i cili në dy vitet e kaluara në periudhën mars-qershor kishte bilanc pozitiv prej mbi 70 milionë eurove, ndërsa në 2020 ka rënë në 42 milionë euro apo një rënië prej 40%.

Krahasuar vetëm me 2019, bilanci i përgjithshëm i IHD-ve, gjatë pandemisë në vitin 2020, është më i lartë për afro 16 milionë euro apo 27% kryesisht për shkak të rrijtes së kategorisë së shërbimeve financiare.

"Ajo çfarë mbetet më me ndikim për ekonominë tonë, janë të hyrat nga shpenzimet që bën diaspora gjatë vizitave në Kosovë, e të cilat kanë rënë ndjeshëm'', thekson GAP.

Në kushte jashtë pandemie, më shumë se gjysma e diasporës realizon tri deri në katër vizita gjatë vitit në Kosovë, ku qëndrimi zgjat nga dy deri në katër javë, duke realizuar shpenzime qindra milionëshe me vlerë deri në rreth 4.6% të Bruto Produktit Vendor (BPV).

Para pandemisë, shpenzimet e diasporës gjatë vizitave në Kosovë llogaritej të kapnin vlerën mbi 328 milionë euro apo 4.6% të BPV-së në vit.

Ndërsa këtë vit, përfitimi i ekonomisë së Kosovës pritet të jetë i vogël, rreth 0.55% deri 1.83% të BPV-së.

"Në ekonominë e Kosovës nga ky burim i rëndësishëm i të ardhurave, pra shpenzimet që bën diaspora gjatë vizitave në Kosovë, në vitin 2020 pritet të futen mes 37 deri 123 milionë euro që paraqesin rreth 0.55 dhe 1.83% të BPV-së, respektivisht", thekson GAP.

Përveç frikës nga virusi korona, pengesë për ardhjen e diasporës gjatë verës sipas GAP ishin masat e ndërmarra nga Kosova dhe shtetet tjera për qytetarët që e vizitojnë Kosovën.

Rritja drastike e numrit të të infektuarve para sezonës së verës bëri që shumë shtete në Evropë ta kualifikojnë Kosovën si një ndër vendet me rrezikshmëri të lartë të përhapjes së infeksionit.

"Shkurtimi i qëndrimit të diasporës në Kosovë ka pasoja të dukshme në ekonominë e Kosovës dhe i ka ndikuar negativisht sektorë të ndryshëm të ekonomisë duke filluar nga hoteleria, tregtia me pakicë, derivatet, gastronomia, etj'', thekson GAP.

Duke supozuar se trendi i vizitave do të jetë i njëjtë deri në fund të vitit dhe se kohëzgjatja e qëndrimit të diasporës për vizita në Kosovë është përgjysmuar krahasuar me vitet paraprake për shkak të pandemisë, dëmi i shkaktuar në të hyrat e ekonomisë së Kosovës nga mos ardhja e diasporës krahasur me vitin 2019 sipas GAP pritet të jetë nga 205 deri në 291 milionë euro.

Një mënyrë tjetër se si diaspora i ndihmon familjarët në Kosovë është edhe përmes dhurimit të gjërave dhe shërbimeve për familjet e tyre si: rroba, vetura, tokë, mobilje etj.

Numri i veturave të importuara gjatë periudhës mars-gusht 2020, sipas GAP jep indikacion se kjo formë e ndihmës nga diaspora ka rënë gjatë pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Për këtë periudhë janë importuar rreth 4 mijë vetura më pak (30%) krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Në mënyrë që të shfrytëzohet potenciali financiar i diasporës, Kosova sipas GAP duhet: të hartojë politika që nxisin ridestinimin e remitencave drejt investimeve dhe kursimit, duke krijuar platforma investuese apo emituar obligacione qeveritare për diasporën; të ulet kosto e transferit të remitencave; dhe të rriten programet mbi edukimin financiar të familjeve pranuese të remitencave; Qeveria e Kosovës duhet ta finalizojë regjistrin e diasporës i cili duhet të përmbajë fushat e tyre të punës, përvojën profesionale, dhe gatishmërinë për zhvendosje të përkohshme etj; të  krijohen rrjete profesionale dhe plane me qëllime konkrete për inkuadrimin e diasporës në ekonomi; të përmirësohet ambienti i biznesit me theks në forcimin e sundimit të ligjit, të drejtave të pronësisë intelektuale dhe transparencës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)