Investimet në infrastrukturën e Bullgarisë me fondet evropiane
Sofje, 25 nëntor - Ministri i transportit, teknologjive informative dhe komunikacioneve Ivajllo Moskovski shpalli se 60 për qind e investimeve në infrastrukturën e Bullgarisë aktualisht po realizohen kryesisht me mjetet e fondeve evropiane.
Sipas fjalëve të tij Bullgaria ka të drejtën e plotë të jetë pjesë e politikës së kohezionit të Evropës, sepse investimet në infrastrukturë janë para se gjithash në korridoret transevropiane.
Bullgaria është shteti i vetëm, përmes të cilit kalojnë pesë korridore të tilla transevropiane për Evropën dhe ne i mbulojmë këto korridore me infrastrukturën e domosdoshme si rrugore, ashtu dhe hekurudhore, deklaroi ministri Moskovski.
Në bisedimet në Bruksel për buxhetin e BE-së për periudhën e ardhshme programore Bullgaria ngul këmbë që buxheti për projektet infrastrukturore dhe teknologjike të jetë si ai i periudhës së tanishme programore rreth 2 mlrd euro.