17 Nëntor 2024

Investimet kineze jashtë vendit në 2014-n, 100 miliardë dollarë

Pekin, 18 janar - Zv.ministri i Tregtisë i Kinës Zhong Shan u shpreh në një konferencë shtypi se në vitin 2014 investimet e drejtpërdrejta të Kinës jashtë vendit arritën në 102.9 miliardë dollarë, duke u rritur 14.1 %në krahasim me vitin 2013 dhe duke e kaluar për herë të parë nivelin 100 miliardë dollarë.

Ndërkohë, investimet e huaja në Kinë kapën shifrën 119.6 miliardë dollarë, ose 1.7 % më shumë se në 2013-n.

Sipas kësaj prirjeje, shpejt vlera e investimeve kineze jashtë vendit do të jetë më e madhe se ajo e investimeve të huaja në Kinë.

Zhong Shan tha se qeveria i ka nxitur kompanitë kineze të investojnë jashtë vendit.

Sipas tij, investimet kineze në vendet e zhvilluara janë shtuar relativisht shpejt. Kështu, investimet kineze në ShBA u rritën 23.9 %, ndërsa në BE 1.7 herë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)