02 Nëntor 2024

Investimet e para nga MAPL do të shkojnë në Prizren

Prishtinë, 9 mars - Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi, filloi vizitën e saj zyrtare në komunat e Kosovës. E shoqëruar nga kabineti i saj, është vizituar komuna e Prizrenit.

Me këtë rast, ministrja  Redžepi u takua me kryetarin Mytaher Haskuka. Qëllimi i vizitës ishte informimi i ministres së MAPL-së me problemet me të cilat ballafaqohet kjo qeveri lokale.

Në takimin, i cili ishte shumë konstruktiv, ministrja theksoi mbështetjen e plotë të Komunës së Prizrenit, dhe theksoi se investimet e para nga MAPL do të shkojnë në Prizren.

Mbështetja u paralajmërua përmes projekteve të infrastrukturës, ndërtimi i një kopshti fëmijësh, ndërtimi i një shtëpie për të moshuarit, financimi i rethojave për zonën industriale, projektet e infrastrukturës për regjionin e Zhupës dhe Podgorës, përfundimi i punimeve në Qendrën Kulturore Boshnjake, zbatimi i programit qeveritar të Kryeministrit Kurti për zhvillimin e politikave ekonomike dhe sociale të qytetit të Prizrenit dhe investime të mëdha  kapitale.

Ministrja po ashtu theksoi rëndësinë e  multietnicitetit të Prizrenit, dhe në të njëjtën kohë kërkoi nga Kryetari i Komunës një respekt të konsiderushëm për përdorimin e gjuhëve, si dhe përfshirje më të madhe të komuniteteve pakicë në të gjitha proceset që zhvillohen në këtë komunë.

Kryetari Haskuka e falënderoi ministren Redžepi për vizitën e saj dhe shprehu gatishmërinë e tij të plotë për të bashkëpunuar në mënyrë që të krijojë kushte më të mira të jetesës për të gjitha komunitetet në Prizren. 

Vizita të tilla do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)