16 Nëntor 2024

Investimet e letrave me vlerë arrijnë 383.8 milionë

Prishtinë, 17 gusht - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se kategoria e investimeve në letra me vlerë në dhjetor të vitit 2014 ka arritur në 383.8 milionë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 8.3-përqindësh, dukshëm më të ulët sesa rritja prej 38.2-përqindësh e shënuar në vitin paraprak.

“Rrjedhimisht, pjesëmarrja e letrave me vlerë në asetet e sektorit bankar arriti në 12.0 për qind në dhjetor 2014 nga 11.6 për qind sa ishte në vitin paraprak. Në kuadër të gjithsej investimeve në letra me vlerë gjatë vitit 2014, vërehet orientim më i madh i bankave drejt investimeve në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës”, është thënë në Raportin e Stabilitetit Financiar të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Sipas BQK-së, në dhjetor të 2014-s investimet në letra me vlerë të Qeverisë së Kosovës shënuan rritje vjetore prej 92.6-përqindësh, duke rritur pjesëmarrjen në gjithsej portofolin e investimeve në letra me vlerë në 50.2 për qind, kurse 28.2 për qind ishte në dhjetor të 2013-s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)