16 Nëntor 2024

Investimet e jashtme kanë arritur në 158 milionë euro

Prishtinë, 6 gusht - Kryeministri Isa Mustafa gjatë një konference për media ka folur për përmirësimin e ambientit për biznes në Kosovë për gjashtë muajt e fundit.

Ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe investimet e jashtme kapin shifrën 158 milionë euro, me tepër se vitin e kaluar.

 “E vlerësojmë veçmas faktin se gjatë kësaj periudhe kemi pasur një rritje të investimeve të jashtme, përkatësisht në bazë të të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës."

"Investimet e jashtme kanë arritur saktësisht 158 milionë euro për pesë muaj, ndërkaq për pesë muajt e vitit të kaluar kanë qenë 29 milionë euro, ose për tërë vitin e kaluar kanë qenë 151 milionë euro.

Kjo flet se vetëm për pesë muaj kemi më shumë investime të jashtme se sa kemi pasur për tërë vitin e kaluar. Me gëzon faktin që  kemi edhe numër shumë më të madh të firmave me pronar të jashtëm, të cilat janë regjistruar gjatë gjashtë muajve”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe është arritur një progres domethënës në  implementimin e prioriteteve strategjike të qeverisë, sa i përket përmirësimit të ambientit të biznesit dhe tërheqjes së investimeve të huaja.

“Objektivi ynë më i rëndësishëm është që të rritet prodhimtaria vendore, të kemi investime më të mëdha të jashtme në Kosovë, të përmirësojmë bilancin tregtar, të krijojmë vende të reja të punës dhe ta rrisim normën e zhvillimit  ekonomik”, është shprehur kryeministri Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)