Investimet e huaja në Rusi arritën në 31 miliardë dollarë
Moskë, 25 tetor - Qeveria e Rusisë duhet të krijojë kushte më të favorshme për tërheqjen e investimeve të huaja, deklaroi Kryeministri Vladimir Putin në mbledhjen e Komisionit qeveritar për kontrollin mbi investimet e huaja.
Ai vuri në dukje interesin e padiskutueshëm të partnerëve të huaj për thellimin e bashkëpunimit me Rusinë, gatishmërinë për të hapur prodhime të reja në vendin tonë.
Sipas fjalëve të Kryeministrit, për tre tremujorët e vitit 2011 në ekonominë ruse kanë hyrë rreth 31 miliardë $ investime direkte, shumë kjo 20% më e lartë se ajo e vitit të kaluar.