Investimet e huaja në Kosovë më të ulëtat në regjion
Prishtinë, 2 qershor - Drejtori i Forumit për Politika Zhvillimore, profesor Berim Ramosaj, ka deklaruar se investimet e huaja në Republikën e Kosovës janë më të ulëtat në regjion.
Ai gjatë debatit me temën Sfidat e Investimeve të Huaja Direkte në Kosovë në raport me vendet e regjionit si faktor zhvillimi, të organizuar nga ky forum ka deklaruar se do të tentojnë ti mbulojnë të gjithë sektorët ekonomik dhe social në vend. Ne e kemi krijuar këtë forum pasi ka tendencën që ti mbulojë të gjithë sektorët ekonomikë dhe socialë.
Duke marrë parasysh rolin e këtij forumi, sot kemi menduar ta kemi paraqitjen e parë publike dhe të dalim me rezultate. Këtë publikim e ka bërë Departamenti Makroekonomik, raporton \"Epoka e re\".
Kjo është paraqitja e parë, ndërsa ne do të publikojmë raporte periodike. Jemi dëshmitarë se Kosova ka thithur shumë donacione. Investimet e huaja në Kosovë janë më të ulëtat në regjion dhe struktura e tyre nuk është e volitshme në aspektin e sektorëve, ka deklaruar profesor Ramosaj.Prishtinë, 2 qershor - Drejtori i Forumit për Politika Zhvillimore, profesor Berim Ramosaj, ka deklaruar se investimet e huaja në Republikën e Kosovës janë më të ulëtat në regjion.
Ai gjatë debatit me temën Sfidat e Investimeve të Huaja Direkte në Kosovë në raport me vendet e regjionit si faktor zhvillimi, të organizuar nga ky forum ka deklaruar se do të tentojnë ti mbulojnë të gjithë sektorët ekonomik dhe social në vend. Ne e kemi krijuar këtë forum pasi ka tendencën që ti mbulojë të gjithë sektorët ekonomikë dhe socialë.
Duke marrë parasysh rolin e këtij forumi, sot kemi menduar ta kemi paraqitjen e parë publike dhe të dalim me rezultate. Këtë publikim e ka bërë Departamenti Makroekonomik, raporton \"Epoka e re\".
Kjo është paraqitja e parë, ndërsa ne do të publikojmë raporte periodike. Jemi dëshmitarë se Kosova ka thithur shumë donacione. Investimet e huaja në Kosovë janë më të ulëtat në regjion dhe struktura e tyre nuk është e volitshme në aspektin e sektorëve, ka deklaruar profesor Ramosaj.