Investimet e huaja ishin 218.5 milionë euro
Vetëm për muajin prill të këtij viti ato janë në përmasë të 106.6 milionë euro. Për krahasim , gjatë muajit prill të vitit 2013 investimet kanë qenë me një përmasë negative prej 67.8 milionë euro, kurse huat e lëshuara brenda firmave nga kompanitë e huaja shoqërive bijë në Bullgari janë 96,6 milionë euro.
Sipas fjalëve të ministrit të ekonomisë dhe energjetikës Dragomir Stojnev kjo është shenjë për besimin në rritje nga ana e investuesve të huaj sa i përket rikthimit të pritur të investimeve të tyre në Bullgari.