Investimet e huaja globale kanë shënuar ulje për 19 për qind në 2018
New York, 22 janar - Organizata e Kombëve të Bashkuara (OKB) parashikon se këtë vit dhe vitin tjetër, rritja ekonomike globale do të ruhet në shifrat 3 %, pak më e ulët se 3.1% në vitin 2018.
Sipas parashikimeve ekonomike të raportit vjetor "Situata dhe Perspektivat Ekonomike Botërore", rritja është e brishtë dhe nevojitet një veprim politik urgjent.
Raport tregon se investimet e huaja të drejpërdrejta (FDI) globale vazhduan uljen e tyre vitin e kaluar, por prirja ishte e kundërt në Kinë, e cila u bë pritësja më e madhe e investimeve të huaja në botë.
Investimet e huaja të drejpërdrejta globale vjet ranë 19 % krahasuar me vitin 2017, duke arritur në 1.2 trillionë dollarë amerikanë.