18 Nëntor 2024

Investimet e Huaja Direkte, 258.9 milionë euro

Prishtinë, 30 qershor - Investimet e Huaja Direkte (IHD),  në Kosovë, ishin 258.9 milionë euro, që paraqet rritje vjetore prej 13.2 për qind. Kjo rritje e IHD-ve është gjeneruar kryesisht nga fitimi i riinvestuar i kompanive që operojnë në Kosovë, i cili ka shënuar rritje prej 56.9 për qind duke arritur vlerën prej 71.6 milionë euro.

Gjithashtu, me rritje vjetore u karakterizuan edhe investimet tjera, që kryesisht janë kredi ndërmjet kompanive.

Investimet e tjera në kuadër të IHD-ve arritën vlerën prej 90.7 milionë euro në fund të vitit 2013 nga 26.4 milion sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kapitali aksionar, i cili në strukturën e IHD-ve ka pjesëmarrjen më të madhe, është zvogëluar në 96.6 milion euro në vitin 2013, nga 157.1 milionë euro në vitin 2012”, thuhet në raportin e BQK-së.

Sipas BQK-së, në vitin 2013, struktura e IHD-ve ishte kryesisht e koncentruar në sektorin e patundshmërisë, 35.4 për qind, ndërtimtarisë 15.1 për qind, transportit dhe telekomunikacionit 14.2 për qind si dhe sektorin e shërbimeve financiare 11.0 për qind.

“Sa i përket origjinës së IHD-ve në Kosovë, shtetet të cilat kanë realizuar pjesën më të madhe të investimeve në Kosovë mbeten Turqia me 86.8 milionë euro, pasuar nga Zvicra me 41.7 milionë euro, Gjermania 21.7 milionë euro dhe Shqipëria me 20.5 milionë euro”, ka njoftuar BQK-ja.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)