Investimet e bankave gjermane arrijnë në 2 500 miliardë euro
Berlin, 16 dhjetor - Bankat gjermane kanë investuar gati 2 500 miliardë euro jashtë vendit, prej të cilave rreth 1 500 miliardë euro i janë huazuar klientëve në vendet e Bashkimit Evropian.
Mediet gjermane transmetojnë, duke cituar të dhënat e Bankës Qendrore, se dy të tretat e shumës që është dhënë hua në BE, ka shkuar në vendet e eurozonës.
Nga fillimi i krizës, në publikun gjerman është diskutuar gjatë se, për shkak të shtrirjes së angazhimit të tyre financiar jashtë vendit, veçanërisht në eurozonë, mund të falimentojnë edhe bankat gjermane.