16 Nëntor 2024

Investimet direkte arrijnë në 87.1 milionë euro

Prishtinë, 18 qershor -  Në tremujorin e parë të vitit 2015, vlera e IHD-ve u karakterizua me rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

IHD-të arritën vlerën prej 87.1 milionë euro, një rritje krahasuar me vlerën prej 42.7 milionë euro të shënuar në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Në kuadër të strukturës së IHD-ve, sipas BQK-së, me rritje të vlerës u karakterizuan të dy kategoritë, kapitali dhe fondi i investimeve në aksione dhe investimet në instrumentet e borxhit.

“Sektorët që përfituan më shumë nga rritja e IHD-ve ishin sektori i patundshmërive, qiradhënies dhe aktiviteteve tjera biznesore, si dhe sektori i shërbimeve financiare”, është thënë në raportin e BQK-së për vlerësimin tremujor të ekonomisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)