Investim 43 milionë dollarësh në Mitrovicë
Mitrovicë, 15 nëntor - Prodhues vendës nga regjioni i Mitrovicës kanë promovuar prodhimet e tyre para qytetarëve në kuadër të projektit tradicional: Javët e Biznesit Kosovar 2014, të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.
Ky promovim u kurorëzua me sukses të madh në regjionin e Mitrovicë me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet investitorëve amerikano-sudez dhe Komunës.
Kontrata në vlerë mbi 43 milionë dollarë për riciklimin e mbeturinave nga kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe investitorët amerikano-sudez. Në këtë ceremoni ishte edhe kryetari të AKB-së Agim Shahini, të cilin investim e vlerësoi si shumë të rëndësishëm jo vetëm për Mitrovicën, por edhe për tërë Kosovën dhe zhvillimin e saj. Sipas tij sjellja e investitorëve të huaj, do të ndikoi në zhvillimin ekonomik të vendit.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se projekti Javët e Biznesit Kosovar, po realizohet tashmë dymbëdhjetë vjet dhe i cili ka për qëllim që të promovojë ekonominë dhe prodhimet e Kosovës.
Qytetarët, duhet të bojkotojnë prodhimet e huaja dhe të konsumojnë ato shqiptare dhe kjo do të ishte një stimulim shumë i madh për bizneset vendore të cilat janë të cilësisë së lartë dhe sipas standardeve ndërkombëtare. Me konsumin e prodhimeve vendore, do të ketë edhe zhvillim ekonomik, mirëqenie më të mirë dhe ulje të papunësisë, tha Agim Shahini.
Kryetar i AKB-së, tregoi se edhe Raporti i Progresit, më së miri ka treguar ato probleme të cilat me vite të tëra AKB-ja i ka paraqitur dhe të cilat duhet të zgjidhjen. Ai kërkoi edhe nga institucionet që të krijojnë një mjedisë më të favorshëm për bërje të biznesit dhe sidomos prodhimtarinë vendore.
Me konsumimin e prodhimeve vendore, pos përfitimit nga prodhuesit, do të fitojnë edhe të papunët dhe shteti do të zhvillohej edhe më shumë, në të kundërtën me mos konsumin e prodhimeve vendore parat e gasthme po eksportohen jashtë vendit dhe po ka zhvillim më të dobët ekonomik, tha Shahini
Nga ana tjetër kryetar i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se po punon mjaft shumë për interesin e bizneseve ku është krijuar zona e lirë ekonomike dhe biznesore 44 hektarësh, e cila do të ketë tërë infrastrukturën adekuate moderne për bizneset që do të vendosen aty.
Sipas tij bizneseve po i ndihmon që të marrin pjesë e promovohen edhe në panaire të jashtme, ku në shkurt të vitit tjetër disa prodhues nga Kosovë do të jenë atje me prodhimet e tyre.
Falënderoi bizneset që po bëjnë të pamundurën për të bërë diçka të mirë për vendin dhe secili që krijon vende pune është hero. Sepse jemi në një gjendje të rëndë ekonomike, kur dihet se Mitrovica mbetet një vend i tensionuar dhe po mundohem maksimalisht që ky vend të jetë qytet i të ardhmes, stabilitetit dhe i investitorëve që janë të mirëpritur, tha Agim Bahtiri.
Ai tregoi se ka nënshkruar kontratën në vlerë mbi 43 milionë dollarë me investitorë amerikano-suedez për riciklimin e mbeturinave.