Intervistimi për auditor të përgjithshëm fillon nga java e ardhshme
Prishtinë, 14 maj - Komisioni profesional për përzgjedhjen e kandidatit për auditor të përgjithshëm është mbledhur sot për të shqyrtuar ankesat e paraqitura nga aplikantë në fazën fillestare të procesit dhe për të përcaktuar dinamikën e procesit.
Komisioni profesional i emëruar me vendim të Presidentes Jahjaga, ka vendosur që 11 kandidatë nga 25 sa kanë aplikuar në fillim, të intervistohen duke filluar nga java e ardhshme.