07 Nëntor 2024

Interesimi i parë prej 7 milionësh nga Diaspora

Prishtinë, 24 nëntor - Zëvëndes ministri Arianit Daci ka pritur në zyrë afaristin nga diaspora, kosovarin Afrim Imeri, bashkinvestitor i “San Pellegrino”, fabrikë e njohur e ujit dhe e shamponit, e cila pritet të shtrihet edhe në Republikën e Kosovës.

Lajmi për interesimin e diasporës kosovare e ka gëzuar zv. ministrin Daci.

“Shtatë  milionë euro,  një shumë premtuese për fillimin e investimeve të diasporës në atdheun e tyre, në Kosovë. Zëvendëskryeministri Gashi ka përçuar mesazh gjithandej diasporës shqiptare të vijnë në Kosovë. Ne do të jemi këtu për t’ju ndihmuar”,  ka thënë zv. ministri Arianit Daci.

Nga ana tjetër, afaristi Afrim Imeri ka premtuar vende të reja pune. “Me këtë investim do t’i punësojmë 200 punëtorë”,  ka thënë Imeri.

Ky është interesimi i parë konkret që vjen nga Diaspora për të investuar në Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)