08 Nëntor 2024

Interesi i bonove të Shqipërisë bie në nivele negative

Tiranë, 29 shtator - Interesi i bonove të thesarit shqiptar me maturim 12-mujor, është ulur në nivele negative dy muajt e fundit, ndërsa kërkesa e individëve po orientohet drejt titujve afatgjatë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në ankandin e fundit, interesi i bonove 12-mujore shënoi një rritje prej 1.62%. Ndonëse me rritje të lehtë, ky interes i indeksuar me inflacionin që ishte 2% për muajin gusht, bie në -0.3%.

Ndërsa obligacionet dyvjeçare u shitën këtë javë kundrejt një interesi 2.03%, gati në një nivel me inflacionin.

“Interesat e ulëta të letrave me vlerë të qeverisë po vijnë për dy arsye”, shpjegojnë ekspertët. E para lidhet me politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, e cila ka ulur në minimumet historike normën bazë të interesit, e cila momentalisht është 1.25%, duke shërbyer si një referencë për ulje të të gjitha interesave në tregun e brendshëm.

Arsyeja e dytë lidhet me ofertën e bollshme të bankave për të investuar likuiditet në letrat me vlerë të qeverisë, duke qenë se kredia për ekonominë është drejt stopimit për shkak të nivelit të lartë të kredive me probleme dhe mungesës së kërkesës për kredi nga ana e biznesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)