Instituti Riinvest prezanton raportin për gratë ndërmarrëse
Prishtinë, 9 nëntor - Instituti Riinvest organizon tryezën “Ndërmarrësia e grave", e cila organizohet në kuadër të projektit Forumi Ekonomik i Grave, i financuar nga USAID përmes ATRC, si dhe GIZ.
Në këtë ngjarje do të bëhet prezantimi i raportit si dhe gjetjet e anketës së bërë me 313 gra ndërmarrëse, i pari i këtyre përmasave në Kosovë.
Analiza e gjendjes së bizneseve të udhëhequra nga gratë, është bërë duke u fokusuar në karakteristikat e performancën e bizneseve, barrierat e të bërit biznes, financimin dhe çështjet socio-ekonomike.
Raporti analizon të dhënat e mbledhura, për të ofruar njohuri mbi karakteristikat unike, rolin e tanishëm dhe mundësitë për rritjen e grave ndërmarrëse.
Në këtë mënyrë, tryeza do të shërbejë për të diskutuar rekomandime që synojnë përmirësimin e gjendjes aktuale.
Panelistë të ftuar në këtë tryezë janë Bajram Hasani, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Znj. Lendita Kastrati, Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7, Znj. Drenusha Shala, Baruti AG, Znj. Syzana Aliu, Magic Ice, Alban Hashani, Drejtor Ekzekutiv i Institutit Riinvest, si dhe ndërmarrëse tjera.