27 Dhjetor 2024

Instituti i Vjenës: Viti 2010 i vështirë për Ballkanin

Vjenë, 8 mars - Kur bota konsiderohet tashmë zyrtarisht e dalë nga kriza me e ashper ekonomike që nga Lufta II Botërore, ekonomia shqiptare mund të mos ta këtë kaluar pjesën me të veshtirë të saj.

Instituti i Vjenës për studime ekonomike ndërkombëtare, një organizem i specializuar në analizat ekonomike, parashikon së viti 2010 do të jetë për ekonominë shqiptare më i vështirë se ai që lamë pas.

 

Në një raport të publikuar vetëm dy ditë më parë, i hartuar mbi mbi të dhënat e dy muajve të parë të vitit, Instituti i Vjenës parashikon së gjatë këtij viti ekonomia shqiptare do të këtë një rritje minimale, prej vetëm 1 për qind.

Raporti thotë së viti 2010 do të sjellë në Shqipëri edhe rritje të papunësisë, e cila sipas projeksioneve do të arrijë në rreth 15 për qind, një shifer kjo e artikuluar me parë, jozyrtarisht edhe nga ekspertë të Bankës Botërore.

Sipas raportit, 2010-a, nuk do të jetë një vit i vështirë vetëm për ekonominë shqiptare, pasi situata ekonomike pritet të jetë e zymtë në të gjithë rajonin.

 

Për Bosnjen, Malin e Zi dhe Kroacinë parashikohet që rritja ekonomike në 2010 të jetë serish negative në shifren -1 për qind, ndërsa Maqedonia pritet që ketë vit të jetë në stanjacion, një situate me rritje ekonomike 0.

Sipas institucioneve ndërkombëtare, vitin e kaluar Shqipëria ishte vendi me rritjen ekonomike me të lartë në Europe, e cila përllogaritet në 3 deri në 4 për qind.

 

Por në gjysmen e dytë të vitit dhe dy muajt e parë të 2010-es, një serë treguesish zyrtare, dëshmojnë së ekonomia ka hyrë në një fazë të fortë ngadalesimi, e cila po reflektohet me renie të ndjeshme të konsumit, rrudhjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe tkurrje të fortë të investimeve private dhe publike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)