Institucionet ti trajtojnë prodhuesit më dinjitetshëm
Gjilan, 10 prill - Institucionet e Kosovës nuk po dinë t\'i trajtojnë si duhet investitorët potencial dhe të cilat po e humbin besimin nga investitorët, tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, në Kuvendin e VI zgjedhor në regjionin e Gjilanit, ku u zgjedhën delegatët për Kuvendin e VI zgjedhor të përgjithshëm që do të mbahet me 15 prill.
\"Institucionet nuk po i japin mbështetje të duhur prodhimit vendës, ata produktet nuk po i konsumojnë as nëpër institucione edhe pse prodhuesit po marrin çmime ndërkombëtare të cilësisë së lartë\", tha Shahini.
Kryetari i AKB-së, tregoi se në vendin tonë po aplikohen politika fiskale jo adekuate dhe të cilat po presim të ndryshohen në dobi të biznesit sidomos prodhuesve nga institucionet e reja.
Ai shtoi se nga vendi pos konsumatorëve po ikin edhe bizneset, ku pasojat e ikjes së mbi 100 mijë konsumatorëve sjellin pasoja afat gjate.
\"Shteti ka obligime të mëdha ndaj bizneseve dhe ku duhet të bëhen reforma thelbësore\", tha Shahini.
Sipas tij zëri i binesit është shumë i rëndësishëm.
Kryetari i AKB-së, tha se ndërrimi i pushteteve dhe i politikave të tyre, po krijonë pasiguri tek investitorët dhe institucionet duhet të krijojnë politika afat gjate.
Ai shtoi she Gjilani dikur ishte vend industrisë prodhuese, ndërsa trash është shëndërruar në një vend ku më shumë ofrohen shërbime sesa prodhim dhe prioritet duhet të kushtohet prodhimit.
Procesi zgjedhor ka përfunduar në të gjitha regjionet e Kosovës ku janë zgjedhur strukturat regjionale dhe delegatët për Kuvendin e përgjithshëm të VI zgjdhor.
Shemsi Kastrati, koordinator i AKB-së për rgejonin e GJilanit, premtoi se do të jetë zë i fushiqëm i bizeseve.