Institucionet obligohen që të ndalin eksploatimim e inerteve
Prishtinë, 14 nëntor - Inspektorati i MMPH-së, deri në fund të kësaj jave, të gjithë eksploatuesve të rërës dhe zhavorrit, do tua dorëzoj vendimin e Qeverisë i cili vendim i obligon që me njëherë ti tërheqin makineritë, në mënyrë që ato kompani ti shmangen konfiskimit të makinerive të tyre.
Kështu tha sot ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi , në një takim që kishte me kryesuesin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Ahmet Tmava dhe drejtorin e KPMM-së, Azem Rexhaj.
Temë bosht e takimit të sotëm ishte koordinimi i plotë i veprimeve për të zbatuar në tërësi vendimin e propozuar nga MMPH dhe miratuar nga Qeveria, për ndalimin e eksploatimit të materialeve inerte nga shtretërit, brigjet dhe hapësirat për rreth lumenjve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Në fillim të takimit , ministri Gashi tha se ky është një vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës , prandaj obligohen të gjitha institucionet e Kosovës që ta zbatojnë këtë vendim në tërësi.
Kryetari i Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale Ahmet Tmava tha se KPMM është plotësisht e gatshme që të filloj menjëherë implementimin e vendimit të Qeverisë.
Në fund të takimit ministri Dardan Gashi dhe kryetari i Bordit të KPMM-së, kërkuan që edhe kryetarët e komunave përkatëse të intensifikojnë veprimet e tyre për të ndihmuar zbatimin e vendimit derisa ndërkohë inspektorati i MMPH-së, deri në fund të kësaj jave, të gjithë eksploatuesve të rërës dhe zhavorrit , do tua dorëzoj vendimin e Qeverisë i cili vendim i obligon që me njëherë ti tërheqin makineritë, në mënyrë që ato kompani ti shmangen konfiskimit të makinerive të tyre.