Institucionet mikrofinanciare operojnë me kamata enorme

Prishtinë, 5 mars - Institucionet mikrofinanciare vazhdojnë me kamata enorme. Një raport i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ka nxjerrë mesataren e normës se kamatës prej 22.48 për qind, që po aplikojnë këto institucione, që punën e nisën si Organizata joqeveritare (OJQ).
Megjithëkëtë, gjatë vitit 2012, ky sektor regjistroi humbje në vlerë prej 4.5 milionë eurosh.
Filluan punën si organizata joqeveritare, por me kalimin e kohës institucionet mikrofinanciare janë bërë më zi se bankat sa u përket kamatave që aplikojnë, shkruan Express.
Këto institucione po japin kredi me kamata që shkojnë mbi 22 për qind. Këtë fakt tash po e saktësojnë edhe raportet e institucioneve publike.