19 Nëntor 2024

Institucionet mikrofinanciare me humbje milionëshe

Prishtinë, 14 dhjetor - Institucionet Mikrofinanciare dhe kompanitë e sigurimeve këtë vit me gjasë do ta mbyllin me humbje. Të dy këto institucione në nëntëmujorin e këtij viti kanë raportuar humbje.

Megjithatë, për dallim nga këto institucione, bankat vazhdojnë të jenë më fitimprurëset në vend të cilat kanë shënuar rritje të fitimeve në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), IMF-të gjatë periudhës janar-shtator kanë shënuar humbje për 1.6 milionë euro. Megjithatë niveli i humbjeve këtë viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është më i ulët.

“Në shtator 2013, sektori i institucioneve mikrofinanciare shënoi humbje prej 1.6 milion euro krahasuar me humbjen prej 3.9 milionë euro në shtator 2013.

Zvogëlimi i humbjes rezultoi nga zvogëlimi i gjithsej shpenzimeve për 17.2 për qind, përderisa të hyra shënuan një rënie vjetore prej 4.6 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së.

Sipas raportit, norma mesatare e interesit në kreditë e lëshuara nga IMF-të shënoi rritje të mëtutjeshme duke arritur në 23.2 për qind në tre mujorin e tretë të vitit.

“Në shtator 2013, asetet e institucioneve financiare kishin një vlerë prej 111.8 milionë euro, një zvogëlim krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak prej 7.5 për qind. Zvogëlimi i aseteve reflekton zvogëlimin e mëtejmë të kreditimit nga IMF-të. Në shtator 2013, gjithsej kreditë e lëshuara nga IMF-të arritën vlerën prej 72.5 milionë euro, që paraqet një rënie vjetore prej 8.6 për qind”, thuhet në raport. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)