18 Nëntor 2024

Institucionet mikrofinanciare kanë 113.2 milion euro

Prishtinë, 26 shkurt - Vlera nominale e aseteve të institucioneve mikrofinanciare në dhjetor 2013 arriti në 113.2 milion euro, duke ndikuar që rënia vjetore në TM4 të zbres në 2.3 përqind krahasuar me rënien 7.5 përqind në TM4 2012. 

"Rënia vjetore e aseteve i atribuohet kryesisht aktivitetit më të ngadalshëm kreditor. Në dhjetor 2013, gjithsej kreditë dhe lizingjet e IMF-ve shënuan rënie vjetore prej 4 përqind."

"Rënien vjetore më të theksuar e shënuan kreditë për biznese prej 17.4 përqind, pasuar nga kreditë për ekonomitë familjare me 0.6 përqind. Lizingjet, në anën tjetër, vazhduan rritjen ku në dhjetor 2013 shënuan normë vjetore të rritjes prej 6 përqind", thuhet në raportin e vlerësimit Tremujor të Ekonomisë të BQK-së.

Mesatarja e normës efektive të interesit për kredi të reja të lëshuara nga IMF-të në vitin 2013 shënoi rënie në 23.2 përqind nga 23.5 përqind në vitin 2012. Të hyrat e sektorit gjithashtu shënuan rënie.

Në dhjetor 2013, sektori realizoi të hyra prej 19.1 milionë euro, që paraqet rënie vjetore prej 8 përqind ne krahasim vitin paraprak (20.8 milionë euro në 2012).

Sidoqoftë, shpenzimet gjatë vitit 2013 shënuan rënie vjetore më të theksuar prej 23 përqind, duke ndikuar që sektori të ngushtojë humbjen në 0.3 milionë euro krahasuar me 4.5 milionë në TM4 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)