Institucionet financiare jo-bankare themelojnë Shoqatën e Inovacionit Financiar
Prishtinë, 21 maj - Në mënyrë që të punohet bashkërisht drejtë unifikimit të standardeve të cilësisë dhe ndërtimit të dialogut konstruktiv me autoritet legjislative dhe mbikëqyrëse, institucionet financiare jo-bankare në Kosovë kanë themeluar Shoqatën e Inovacionit Financiar të Kosovës.
Nesër Shoqata planifikon prezantimin e saj para mediave, autoriteteve mbikëqyrëse, legjvënësve dhe publikut të gjërë.
Gjatë ngjarjes, përfaqësuesit e Shoqatës do të paraqesin qëllimet operacionale të Shoqatës, të dhënat aktuale të industrisë si dhe shenjën e Standardit të Praktikave të Mira, e cila do të ndihmojë në ngritjen e nivelit të mbrojtjes së konsumatorit dhe besueshmërinë e shërbimeve.
Misioni i Shoqatës është të zhvillojë praktika të besueshme, të përgjegjshme sociale dhe të qëndrueshme të kredidhënies dhe shërbimeve të tjera financiare të cilat vlerësohen pozitivisht nga konsumatorët dhe autoritetet mbikëqyrëse.
Në të njëjtën kohë, shoqata do të punojë për të promovuar mundësitë e ofruara nga mundësitë teknologjike financiare jo-bankare që përfitojnë individët dhe shoqëria në tërësi.