15 Janar 2025

Institucionet do të shpenzojnë 1.6 milion euro për makina në 2013

Prishtinë, 2 nëntor - Ministria e Tregtisë ka planifikuar që për vitin 2013 të shpenzojë rreth 200 mijë euro për blerjen e disa makinave që do të përdoren nga ky institucion.

Ndërsa Ministria e Arsimit ka planifikuar që për blerje te veturave të reja gjatë vitit që vjen t’i shpenzojë 150 mijë euro, si dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor 150 mijë euro. 

Ministria e Punëve të Jashtme ka planifikuar ti shpenzojë një shumë dukshëm te madhe për blerjen e veturave zyrtare për nevojat e ministrit dhe ambasadave nëpër shtete te ndryshme. Për këtë çështje sipas projektbuxhetit ministria ka planifikuar ti shpenzojë 220 mijë euro, shkruan “Zëri”.

Këto institucione vetëm për vetura zyrtarë kanë planifikuar më buxhetin e vitit 2013\">2013, të harxhojnë rreth 1.6 milion euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)