19 Nëntor 2024

Inspektoriati i Kosovës dhe Shqipërisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 15 janar - Në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ministri i kësaj ministrie Nend Rashiq priti Kryeinspektorin e ISHPSHSH-së Dritan Ylli, të cilit u uroi mirëseardhje në Kosovë që në mënyrë simbolike të nënshkruajn marrëveshjën e bashkëpunimit në mes Trupës Ekzekutive të Inspektoriatit të Punës së Republikës së Kosovës dhe Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore të Republikës së Shqipërisë.

Basri Ibrahimi-  Kryeinspektor i TEIP-së së bashku me z. Dritan Ylli – Kryeinspektor i ISHPSHSH-së  përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshje ranë dakord që të zhvillojn një  bashkëpunim të vazhdueshëm dhe sistematik dypalësh më qëllim të përmirësimit të kapaciteteve të tyre institucionale, rritjen e efektshëmrisë së menaxhimit dhe performanës së inspektimit në punë dhe përballimin e sfidave të përbashkëta.

Të dy Kryeinspektorët në fund thanë që ky bashkëpunim do të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë dhe shëndetit në punë, reduktimin e aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale, si dhe reduktimin e punës së padeklaruar në të dy vendet.

Në fund të takimit,  Z. Ibrahimi dhe z. Ylli u zotuan që do të vazhdojn të bashkëpunojn me një përkushtim profesional me qëllim që performanca të jetë sa më e lartë, që të jënë sa më afër qëllimeve të përbashkata të të dyja vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)