Inspektorati i Punës shpalos planin e punës për vitin 2017
Prishtinë, 26 janar - Inspektorati i Punës do të mbajë sot një konferencë për media ku do të raportoj rreth punës së Inspektoratit të Punës për vitin 2016 si dhe Planin e Punës për vitin 2017.
Në këtë konferencë do të shpaloset gjithashtu edhe platforma e ueb-faqes së Inspektoratit të Punës, e cila pritet që brenda javës të vihet në funksion.
Kjo platformë e re e informimit sa i përket Inspektoratit të Punës do të jetë në dispozicion të palëve që të marrin të gjitha informatat që Inspektorati i Punës i plason dhe që lidhen me mandatin e IP.