Inspektorati i Punës me metodat e reja inspektimi
Prishtinë, 19 shkurt - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, gjegjësisht, Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës (TEIP), do të mbajë një konferencë për media ku për opinionin e gjerë do të prezantohen të arriturat e TEIP për vitin 2015.
Gjithashtu përmes kësaj konference, opinioni do të njoftohet edhe për metodat e reja që do të fillojnë së zbatuari, tash e tutje, gjatë procesit të inspektimit nga ana e inspektorëve të punës.