Inspektohen punimet në lumin Drenica
Drenas, 7 qershor - Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit, Nexhat Demakun dhe deputetin Bislim Zogaj, kanë vizituar për së afërmi punimet në rregullimin dhe zgjerimin e shtratit të lumit Drenica.
Gjatë kësaj vizite është thënë se deri më tani janë kryer mese 65 për qind të punimeve sipas kontratës së nënshkruar, ndërsa janë zotuar se shumë shpejt do të filloj edhe faza e tret e punimeve në rregullimin dhe zgjerimin e lumit Drenica.