16 Janar 2025

Infrakos, 62 mijë euro për udhëtime zyrtare

Prishtinë, 18 dhjetor - Menaxhmenti i NP-së “Infrakos”, kompani e cila merret me menaxhimin e infrastrukturës hekurudhore në territorin e Kosovës për vitin që vjen ka paraparë të shpenzojë shuma të konsiderueshme të mjeteve për luks.

Në planin e biznesit për vitin 2013, kryeshefi i kësaj kompanie, Agron Thaçi, vetëm për udhëtime zyrtare ka paraparë të shpenzojë hiç më pak se 61 mijë e 900 euro.

Përveç udhëtimeve, menaxhmenti ka paraparë të ndajë mjete edhe për reprezentacion për ata që udhëtojnë jashtë vendit. Për këtë çështje në planin e biznesit të vitit 2013 janë paraparë të shpenzohen 25 mijë e 100 euro.

Po ashtu, përveç kësaj, Thaçi ka paraparë që për vitin 2013 të shpenzojë edhe 32 mijë e 700 euro për shërbime telefonike, postare dhe shërbime interneti.

Gjatë vitit që vjen, menaxhmenti i kësaj kompanie publike ka paraparë që të shpenzojë edhe shuma të konsiderueshme të mjeteve për material për zyrë dhe material konsumues, ku për këtë në buxhetin e vitit që vjen ka paraparë hiç më pak se 49 mijë e 400 euro, shkruan Zëri.

Edhe më tej për menaxhmentin e kësaj ndërmarrje një sfidë në vete paraqesin të hyrat nga Qeveria në formë të subvencionit për mbulimin e diferencës nga qasja në rrjet dhe mbulimi i shpenzimeve operative të pambuluara.

“Ne për vitin 2013 sipas llogarive tona kemi paraparë që këto të hyra në vlerë prej 2.2 milionë euro, prej tyre 1,8 milionë euro të emër të mbulimit të diferencës së të hyrave për shkak të zvogëlimit të tarifave për qasjen në rrjet dhe 400 mijë euro në emër të mbulimit të shpenzimeve operative të pambuluara, të cilët bëhen me anë të marrëveshjes financiare mes Qeverisë dhe Infrakos”, thuhet në planin e biznesit të cilin e ka siguruar gazeta.

Për të implementuar planin e biznesit ashtu siç e kanë paraparë, menaxhmenti i kësaj kompanie publike për vitin që vjen ka paraparë të punësojë edhe 21 punëtorë të rinj në departamentin e operimit, departamentin e financave dhe departamentin e administratës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)