05 Maj 2024

Informalitet nga veriu po e ngulfat prodhimin vendës

Mitrovicë, 16 tetor - Promovimi i prodhimeve kombëtare,  i organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve “Java e Biznesit Kosovar 2012”, ka vazhduar para konsumatorëve të Mitrovicës.

Qytetarët e kësaj ane  kanë joshur e konsumuar prodhime kombëtare. Ky projekt është në realizim e sipër në trevat shqiptare nga 17 shkurti dhe do të përmbyllet me 28 nëntor.

Motoja e këtij projekti është “Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju? Projekti do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme dhe është bërë tradicional, ku  rrugëtimin e vet  e nisi nga viti 2003 dhe ka ndikuar pozitivisht në rritjen e vlerave ekonomike të Kosovës dhe nxitjen e zhvillimit të sektorit privat.

"Javët e Biznesit Kombëtar", është një nismë e Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe organizatave simotra të saj në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, dhë Lugine e Preshevës që synon rritjen e vetëdijes së popullatës mbarëshqiptare për të konsumuar mallra cilësorë që mbajnë vulat si prodhim vendor dhe jo i importuar nga vende të huaja.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, tha se projekti "Javët e Biznesit Kosovar e Kombëtar”, organizohet për të dhjetin vit në Kosovë e për herë të parë në trojet kombëtare dhe do të jetë aktivitet tradicional që mbahet çdo vit.

Ai kërkoi nga qytetarët që të tregohen nacionalistë ekonomik, pasi konsumi i prodhimeve vendëse sjell rritje dhe zhvillim ekonomik në të njëjtën kohë edhe ulje të papunësisë.

"Ky aktivitet që është bërë tradicional do të shërbejë për të rritur më shumë vetëdijen konsumuese për prodhimet vendëse. Është koha të iu themi po prodhimeve vendëse dhe një jo të madhe prodhimeve të importuara. Të gjithë qytetarët jo vetëm të Mitrovicës por të gjithë Kosovës duhet që të konsumojnë prodhimet vendëse, ngase ato në të shumtën e rasteve janë të një cilësie më të mirë se ato që vijnë nga jashtë" -tha Agim Shahini.

Kreu i AKB-së shtoi, se konsumimi i prodhimeve kombëtare, duhet të jetë kontribut që secili prej neve duhet të jap për zhvillimin ekonomik të vendit, edhe për faktin se ne duhet të jetojmë me prodhimet të cilat dalin nga toka e vendit tonë ku jemi lindur, rritemi dhe ku po jetojmë.

“AKB-ja, po e realizon këtë projekt me qëllim të ndikimit në përmirësimin esencial të mjedisit afarist në Kosovë, në mënyrë që të mbrojë prodhimet vendëse dhe të stimulojë ato për të rritur kualitetin e tyre për tregun tonë e më gjerë."

"Qytetarët të rritin vetëdijen për rëndësinë e konsumit të produkteve Kombëtare e qeverinë të nxitemi për hartimin e politikave me konkurruese për të përshpejtuar një zhvillim më të hovshëm ekonomik Kosovar e Kombëtar”, tha Shahini.

Sipas tij projekti realizohet në kuadër të shënimit  të 100 vjetorit të Pavarësisë se Shqipërisë. Kjo pritet të sjellë një vetëdijesim më të madh te qytetarët mbarëshqiptar, se prodhimet vendëse tashmë janë cilësore dhe konsumimi i tyre është në të mirën e të gjithëve.

Rritja e bashkëpunimit mes bizneseve shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri e më gjerë në Maqedoni, Mal të Zi dhe Preshevë.

Prezantimi i prodhuesve dhe grosistëve mbarëshqiptar me produktet e tyre. Vetëdijesim të prodhuesve vendor dhe grosistëve që të rritet edhe më tutje cilësia e produkteve si dhe të ofrohen çmime më të favorshme për xhepat e konsumatorëve.
 
Kreu i AKB-së përmendi se në këtë qytet ka edhe informalitet që vie nga veriu i Mitrovicës, po e ngulfat prodhimin vendës dhe duhet të mirren masa për parandalimin e tyre dhe shtrirjen e autoriteve shtetërore të Kosovos anemban vendit. .

Nga ana tjetër Muharrem Osmani, prodhues nga fabrike e detergjeteve Euro Comerc nga Mitrovica, projektin  e vlerësoi të një rëndësie të madhe ngase pos që po promovojnë prodhimet, po e stimulojnë edhe prodhimin vendës, ngase mjetet nuk do të eksportohen jashtë vendit, por do të investohen në Kosovë.

Edhe Bashkim Osmani, nga fabrika e pijeve Laberion Dona nga Besiana, tha se efektetet e ekspozimit të prodhimeve janë tejet të larta. Këtë eveniment e bënë më madhështore edhe shënimi i 100 vjetporit të Pavarësisë së Shqipërisë.  ai shtoi se prodhuesit vendës duhet të përkrahen nga shteti, sepse ndikojnë në uljen e papunësisë, zhvillimin ekonomik dhe mbushjen e buxhetit. 

Më pas delegacioni i AKB-së dhe bizneset kanë vizituar edhe Kullën e Isa Boletinit.

Projekti “Javët e Biznesit Kombëtar”  do të vazhdoi të mërkurën me 17 tetor në Prizren  dhe përmbyllet me 28 nëntor në Vlorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)