Inflacioni vjetor në zonën e OECD-së arriti në 7,7 për qind
Vjenë, 6 prill - Inflacioni vjetor në zonën e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) arriti në 7,7 për qind në muajin shkurt, që është shkalla më e lartë që nga dhjetori i vitit 1990.
Sipas deklaratës së OECD-së, shkalla e inflacionit u rrit nga 7,2 për qind në janar, respektivisht 1,7 për qind sa ishte në shkurt 2021.
Çmimet e energjisë vazhduan të rrisin inflacionin në shumicën e vendeve të OECD-së dhe inflacioni i çmimeve të ushqimeve gjithashtu tregoi një rritje të dukshme.
Me përjashtim të energjisë, shkalla vjetore e inflacionit ishte 5,5 për qind në mars.
Inflacioni vjetor në zonën e G20 shënoi gjithashtu një rritje prej 6,8 për qind në shkurt 2022, kundrejt 6,5 për qind në janar 2022.
"Jashtë zonës së OECD-së, inflacioni nga viti në vit u rrit ndjeshëm në Argjentinë. Ai ishte i qëndrueshëm në Kinë dhe Afrikën e Jugut ndërsa u ul në Indi", thuhet në deklaratë.
Të gjitha ekonomitë e G7 panë rritje vjetore ndërsa shkalla më e madhe e inflacionit u regjistrua nga SHBA (7,9 për qind), shkalla më e lartë që nga janari i vitit 1982.
Në euro-zonë, shkalla e inflacionit ishte 5,9 për qind në muaj, kundrejt 5,1 për qind në janar 2022 dhe 0,9 për qind në shkurt 2021.