23 Dhjetor 2024

Inflacioni vjetor në Eurozonë arrin rekord prej 5.1 për qind në janar

Bruksel, 24 shkurt - Eurostat ka njoftuar se inflacioni vjetor i konsumatorit në Eurozonë arriti nivel të ri rekord prej 5.1 për qind në janar.

Ndërsa të dhënat ishin në përputhje me pritjet e tregut, inflacioni vjetor ishte 5 për qind në dhjetor 2021.

Inflacioni vjetor i BE-së u rrit në 5.6 për qind në janar, nga 5.3 për qind në dhjetor, thuhet në raportin e zyrës statistikore të BE-së.

Në bazë mujore, inflacioni në Eurozonë u rrit me 0.3 për qind në janar, krahasuar me një muaj më parë ndërsa inflacioni i BE-së u rrit me 0.5 për qind nga dhjetori.

Normat më të larta vjetore u regjistruan në Lituani me 12.3 për qind, Estoni me 11 për qind dhe Çeki me 8.8 për qind. Normat më të ulëta vjetore u shënuan në Francë me 3.3 për qind, Portugali me 3.4 për qind dhe Suedi me 3.9 për qind.

Në janar, kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit të Eurozonës erdhi nga energjia me 2.8 pikë përqindjeje, thuhet në raport.

Eurostat i referohet inflacionit si ndryshim të nivelit të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të konsumit gjatë një periudhe të caktuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)