Inflacioni në Gjermani bie në nivelin zero
Berlin, 30 shtator - Shkalla e ulët e inflacionit në Gjermani reflekton në rënien e madhe e të vazhdueshme të shpenzimeve për energjinë.
Shkalla e inflacionit vjetor në Gjermani ra në zero në shtator duke shtuar presionin mbi Bankën Qendrore Evropiane (ECB) për përshpejtimin e masave për parandalimin e rrezikut të deflacionit në Eurozonë.
Çmimet e konsumit në ekonominë më të madhe të Evropës u rritën me 0,2 për qind në gusht, njoftoi të martën zyra gjermane e statistikave, Destatis.
Pritshmëritë e analistëve ishin një rritje prej 0,1 për qind për shtatorin krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shkalla e ulët e inflacionit reflekton në rënien e madhe e të vazhdueshme të shpenzimeve për energjinë.
Banka Qendrore Evropiane është përpjekur që ti drejtojë çmimet e konsumit në synimin vjetor të inflacionit nën dy për qind, duke shpenzuar 60 miliardë euro (67,4 miliardë dollar) në muaj për blerjen e bondeve të sektorëve shtetërore dhe privatë në 19 vendet anëtare të zonës euro.
Gjithsesi, përpjekjet e ECB-së janë ndeshur me rënien e ndjeshme të çmimeve të naftës.
Destatis tha se çmimi i energjisë në Gjermani ra me 9,3 për qind në shtator, pas rënies prej 7,6 për qind të regjistruar në gusht.
Të dhënat treguan se komponentët e tjerë të inflacionit gjerman përfshirë qiratë, ushqimet dhe shërbimet u rritën në shtator.