Inflacioni në Eurozonë arriti në nivel rekord
Bruksel, 20 korrik - Zyra e Statistikave të Evropës (Eurostat) publikoi të dhënat rreth inflacionit vjetor për muajin qershor të Bashkimit Evropian (BE) dhe Eurozonës.
Inflacioni vjetor në muajin qershor në Eurozonë sipas Eurostat ka arritur në 8,6 për qind me ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë.
Sipas kësaj, inflacioni vjetor prej 8,1 për qind në muajin maj në Eurozonë, ka shkuar në 8,6 për qind në qershor.
Ndërkohë inflacioni vjetor që ishte 8,8 për qind në muajin qershor u bë 9,6 për qind.
Përqindja në fjalë e inflacionit, në qershor të vitit të kaluar në Eurozonë ishte 1,9 për qind, kurse në BE 2,2 për qind.
Të dhënat e inflacionit në Eurozonë mbahen që nga viti 1997.
Me këtë, inflacioni në qershor në Eurozonë shënoi nivelin më të lartë në 25 vitet e fundit prej kur kanë filluar të mbahen të dhënat.
Inflacioni nga vera e vitit të mëparshëm gjithmonë shënon rritje, ndërsa edhe në muajt e kaluar kishte arritur nivele të larta.
Në qershor, kontributin më të madh në rritjen vjetore të inflacionit në Eurozonë e dhanë produktet energjetike me 4,19 për qind. Më pas me 1,88 për qind produktet ushqimore, të alkoolit dhe duhanit, me 1,42 për qind shërbimet si dhe me 1,15 për qind produktet industriale joenergjetike.
Inflacioni në qershor në Gjermani u shënua 8,2 për qind, në Francë 6,5, në Spanjë 10, në Itali 8,5, në Belgjikë 10,5, në Bullgari 14,8, në Çeki 16,6, në Letoni 19,2, në Lituani 20,5 dhe në Estoni 22 për qind.
Kështu, në 15 nga 27 vende anëtare të BE-së përqindja e inflacionit arriti në numra dyshifrore.
Inflacioni është shumë mbi objektivin prej 2 për qind të Bankës Qendrore Evropiane (BQE).
Rritja e fundit e inflacionit ka shqetësuar edhe evropianët.
Evropa aktualisht po përballet me rritjen e çmimeve të përgjithshme, veçanërisht në produktet bazë ushqimore dhe energjetike.