Industria nxjerrëse rritet prej 12.2 %
Prishtinë, 28 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Industrisë TM3 2015. Kjo anketë synon ta paraqesë ecurinë në industri (B -nxjerrëse, C- përpunuese,
D-Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.
Në tremujorin e tretë të vitit 2015, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015, Industria Nxjerrëse (B) ka pasur një rritje prej 12.2 %; Industria përpunuese (C) me 10.7 %; ndërsa Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) kishte rënie prej -35.1%, dhe Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me -11.0%.
Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2014), Industria përpunuese (C) ka pasur një rritje prej 10.7%; ndërsa Industria Nxjerrëse (B) kishte rënie prej -24.9%, Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me
-13.2%, si dhe Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me -4.8%.