Industria me ndihmën e qeverisë do të ulë koston e prodhimit
Ankara, 19 korrik - Qeveria e Turqisë është vënë në veprim për të ndihmuar impiantet industriale.
Qeveria e Turqisë është vënë në veprim për të ndihmuar impiantet industriale, të cilat kanë konsum të lartë të energjisë elektrike gjatë prodhimit, për të prodhuar vet energjinë e tyre me qëllim të uljes së shpenzimeve për energji elektrike.
Sipas kësaj organizatat industriale do të mund të ndërtojnë centralet e tyre për prodhimin e energjisë elektrike me energji diellore dhe erë.
Me anë të kësaj synohet përdorimi i burimeve energjetike të riciklushme dhe ulja e vartësisë për energji nga jashtë.
Ndërkaq qeveria do të lehtësojë edhe procedurat për ndërtimin e këtyre lloje impianteve.