Industria bankare amerikane e gatshme të ndihmoj bizneset dhe konsumatorët
Washington, 13 mars - Drejtuesit kryesorë të "Wall Street" thanë se industria bankare amerikane është e fortë dhe e gatshme për të ndihmuar bizneset dhe konsumatorët të kalojnë rreziqet ekonomike si pasojë e koronavirusit që përhapet me shpejtësi.
Ata e thanë këtë gjatë një takimi me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Shefi ekzekutiv i "Citigroup" Michael Corbat thekson së lajmi i mirë është se tregjet kanë performuar në mënyrë të rregullt. Infrastruktura që mbështet tregjet mendoj se ka dhënë disa prova mjaft të mira.
"Ka pasur disa tendosje gjatë rrugës por mendoj se është mbajtur mirë dhe është ka qenë e rregullt. Dhe siç tha (shefi i Bankës së Amerikës) Brian (Moynihan), nga këndvështrimi bankar, ne jemi këtu për të ndihmuar. Ne duam të sigurojmë likuiditet. Ne duam të japim hua për bizneset tona të vogla. Ne duam të mbështesim klientët tanë", ka pohuar Corbat.
Gjatë ditëve të fundit, Administrata e Trump-it ka analizuar rregullatorët për të vlerësuar rezistencën financiare dhe ka zbuluar një paketë stimulimi fiskal në përgjigje të ankthit në rritje se përhapja e koronavirusit mund ta shtyjë ekonominë e ShBA-së drejt një recesioni.
Trump mblodhi drejtuesit për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi ekonominë dhe propozoi paketën stimuluese, e cila përfshin lehtësimin e mundshëm të taksave, pushimin e paguar të familjes dhe mbështje për biznesin e vogël.