08 Nëntor 2024

Indonezia ndërpret marrëveshjet e biznesit me JP Morgan Chase

Jakarta, 5 janar - Qeveria indoneziane i ka ndërprerë të gjitha marrëveshjet e saj të biznesit me Bankën JP Morgan Chase, me bazë në ShBA, pas vlerësimeve negative të kësaj të fundit për bonot sovrane të Indonezisë.

JP Morgan Chase ka qenë ndërmjetësja kryesore e bonove të Indonezisë.

Në nëntor ajo e uli me dy pikë vlerësimin për tregun e kapitaleve të Indonezisë, duke përmendur situatën e ekonomisë globale pas fitores së Donald Trump-it në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Një gjë e tillë i bëri investitorët potencialë të rishqyrtojnë planet e tyre për të investuar në bonot indoneziane në dollarë dhe euro, duke i sjellë Indonezisë humbje.

Autoritetet indoneziane kanë thënë se vlerësimi i JP Morgan nuk ishte as i saktë dhe as i besueshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)