16 Nëntor 2024

Indikatorët kryesorë të sektorit bankar në Kosovë janë pozitiv

Prishtinë, 22 shtator - Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija priti sot në një takim njoftues Përfaqësuesin e ri Rezident të FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen.

Gjatë takimit drejtori Balija e njoftoi më hollësisht, Vermeulen për gjendjen dhe performance e industrisë bankare në Kosovë si dhe bashkëpunimin me FMN-në.

Në lidhje me këtë takim drejtori Balija tha se indikatorët kryesorë të sektorit bankar në Kosovë janë pozitiv por kërkohet një mobilizim i të gjitha palëve me interes në mënyrë që sektori bankar të rrit kreditimin sa më shumë për ekonominë e vendit.

Ndërkaq Vermeulen theksoi bashkëpunimin e mire që ka patur FMN me SHBK-në edhe në të kaluaren dhe shprehi një interesim më të madh të FMN-së për sektorin financiar në Kosovë.

Duke e falënderuar Verneulen për gatishmerinë për bashkëpunim, drejtori Balija i dëshiroi fillim të mbarë në detyrën e tij të re dhe uroi për thellimin e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)