India urdhërohet t'i paguaj këstin e kapitalit të bllokuar të Iranit
New Delhi, 19 qershor - Sipas një njoftimi të agjencisë Tasnim, qeveria indiane është njoftuar se duhet të derdhë shumën prej 550 milion dollarësh në llogari të BQ të EBA dhe të përgatitet për të paguar dy këste të tjera.
Sipas kësaj agjencie gazeta Indian Express në raportin e ditën së enjte shkruan ngrohja e marrëdhënieve mes Iranit dhe Amerikës rreth krizës në Irak ka hapur rrugën e pagimit të borxheve të naftës që Nju Delhi i detyrohet Teheranit.
Kjo gazetë shkruan se më 16 qershor njëkohësisht me ditën e parë të raundit të pestë të negociatave mes Iranit dhe grupit 5+1, qeveria indiane është informuar se duhet të paguajë shumë prej 550 milion dollarësh në valutën derham në BQ të EBA si dhe duhet të përgatitet për të paguar shumën prej 1.1 miliard dollarësh në dy këste të ndara për të cilën qeveria indiane duhet të jetë e përgatitur.
550 milion dollarë që New Delhi duhet ti paguajë Iranit është pjesë e shumës prej 4.2 miliard dollarësh që i janë bllokuar Irani dhe që është rënë dakord për dorëzimin e tyre në 8 këste të ndara.