05 Nëntor 2024

India ul normën bazë të interesit

New Delhi, 8 gusht - Banka qendrore indiane shpalli të mërkurën uljen e normës bazë të interesit për riblerjen e anasjellë të bonove shtetërore deri në 5.4 %, për të mbështetur rritjen e ekonomisë vendore.

Kjo është hera e katërt brenda këtij viti që Banka e Indisë ul normën bazë të interesit.

Kjo masë përputhet me parashikimet e tregut dhe pritet të nxitë rritjen e kredive për blerjen e banesave dhe të makinave.

Për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike që nga fillimi i këtij viti, Banka e Indisë e ka ulur disa herë normën bazë të interesit. Në tremujorin e parë të sivjetshëm, ekonomia indiane u rrit vetëm 5.8 %, në nivelin më të ulët në pesë vjetët e fundit.

Sipas analistëve, edhe inflacioni i butë ka krijuar hapësirë mbështetëse për veprimin e bankës qendrore të Indisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)