16 Nëntor 2024

India do t'u japë vendeve afrikane kredi me interesa të ulëta

New Delhi, 30 tetor - India bëri të ditur të enjten se gjatë 5 vjetëve të ardhshme do t'u japë vendeve afrikane kredi me interesa të ulëta në shumën e 10 miliardë dollarëve.

Këto kredi do të përdoren për zhvillimin e Afrikës në sektorët bazë, si bujqësia, energjia, arsimi, shëndetësia dhe teknologjia e informacionit.

Në Forumit e tretë Indi-Afrikë që u organizua më 29 tetor, kryeministri Indian Narendra Modi tha se India do t\'u japë vendeve afrikane një ndihmë prej 600 milionë dollarësh dhe do të formojë Fondin e Zhvillimit Indi-Afrikë për të thelluar bashkëpunimin midis dy palëve.

54 vende afrikane morën pjesë në këtë forum. Përveç bashkëpunimit ekonomik dhe të zhvillimit, në këtë samit u diskutua gjithashtu reforma e organeve të OKB-së, ndryshimet e klimës, lufta kundër terrorizmit dhe çështje të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)