INDEP prezanton analize për investimet kapitale në komuna
Prishtinë, 4 maj - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), organizon tryezën “Vendimmarrja për investimet kapitale në komuna” që do të mbahet sot në Prishtinë.
Në këtë tryezë do të prezantohet analiza “Investimet kapitale në komuna dhe roli i qytetarisë aktive në përcaktimin e prioriteteve”.
Tryeza dhe diskutimi janë pjesë e projektit “INVESTOMETRI – më shumë transparencë dhe llogaridhënje në shpenzimet publike për investime kapitale në nivelin lokal” mbështetur nga National Endoëment for Democracy.