INDEP lanson projektin 'Rimëkëmbje për Qëndrueshmëri'
Prishtinë, 16 shtator - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) lanson projektin “Rimëkëmbje për Qëndrueshmëri”dhe prezantimin e 2 buletineve informuese.
Në këtë ngjarje lansuese të Projektit “Rimëkëmbje për Qëndrueshmëri” do të marrin pjesë përfaqësues nga kabineti i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Dardan Abazi, Drejtor i Programit në INDEP, si dhe znj. Kaltrina Rexha, Koordinatore e Projektit.
Përmes kësaj ngjarje do të prezantohet Pakoja e Ringjalljes Ekonomike dhe masat e përcaktuara në të, si dhe do të prezantohet përmbajtja e projektit, qëllimi, objektivat, aktivitetet dhe rezulatet që pritet të arrihen gjatë zbatimit të këtij projekti.
Gjithashtu, INDEP do të prezantojë më në detaje punën prapa Buletinit të parë informues si dhe do të publikojë gjithashtu Buletinin e dytë me emër "Masa 1 - Mbështetja e Punësimit".
Ngjarja organizohet në kuadër të projektit “Rimëkëmbje për Qëndrueshmëri” me mbështetjen e Balkan Trust for Democracy, një projekt i German Marshall Fund of the United States dhe USAID.