INDEP diskuton zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike
Përmes kësaj tryeze INDEP synon informimin e qytetarëve për sa i përket masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe zbatimit të tyre në periudhën 1 vjeçare.
Poashtu, në këtë dialog do të diskutohet me akterë relevantë si dhe ekspertë të ekonomisë ndikimi ekonomik që ka pasur Pakoja e Ringjalljes në periudhën post-pandemike në Kosovë, masat e shndërruara në politika si dhe veprimet e pazbatuara deri tani nga ana e Qeverisë.