Indeksi i korrupsionit: Kosova në vendin e 111-të
Kosova këtë vit zbret në vendin e 111-të, në ndryshim nga viti i kaluar kur kishte shënuar përparim simbolik dhe kishte zënë vendin e 105-të.
Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Kosova mban pozitë më të avancuar vetëm ndaj Shqipërisë, e cila renditet në vendin e 116-të. Shqipëria, vitin e kaluar, mbante pozitën e 113-të.
Vetëm Kosova dhe Shqipëria janë dy vendet e radhitura në zonën e kuqe të korrupsionit.
Mali i Zi ka zënë vendin e 67-të, duke rënë nga vendi i 75-të ku ishte vendosur vitin e kaluar.
Përmirësime në krahasim me vitin e kaluar kanë shënuar edhe Kroacia me vendin e 57-të nga pozita numër 62, pastaj Serbia me vendin e 72-të nga 80, kurse Maqedonia është rradhitur në vendin e 67-të, për dallim nga pozita e 69-të vitin e kaluar.
Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2013, Danimarka dhe Zelanda e Re zënë vendin e parë, kurse vendin e fundit me numër 177 e ndajnë Afganistani, Koreja Veriore dhe Somalia.