24 Dhjetor 2024

Indeksi i çmimeve të prodhimit u ngrit për 1.5 për qind

Prishtinë, 4 qershor - Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 1.5%, duke krahasuar TM1 2021 me TM4 2020.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (23.3%); prodhimi i metaleve (5.8%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (2.9%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2.4%); prodhimi i pajisjeve elektrike (1.9%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (1.2%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (0.6%); produkteve minerale jo-metalike (0.5%); dhe prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (0.4%).

Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: prodhimi i mobilieve (-4.6%); prodhimi i produkteve kimike (-2.3%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (-0.5%); përpunimi i produkteve ushqimore (-0.3%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (-0.1%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (-0.1%).

Çmimet e Prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 2.0%, ndërmjet TM1 2021 dhe TM1 2020.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (15.7%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (6.5%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (5.5%); prodhimi i metaleve (3.7%); prodhimi i pajisjeve elektrike (3.4%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të tij dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (2.5%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2.0%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (1.1%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (1.0%); prodhimi i produkteve minerale jo-metalike (1.0%); dhe prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (0.5%).

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i mobilieve (-5.1%); prodhimi produkteve kimike (-2.6%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (-2.3%); përpunimi i produkteve ushqimore (-1.0%); prodhimi i prodhimi i pijeve (-0.4%); xeheroret dhe guroret e tjera (-0.2%); dhe grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (-0.1%).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)