Indeksi i Çmimeve të Prodhimit është i pandryshuar
Prishtinë, 14 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e katërt (TM4) 2015.
Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Prodhimit në Kosovë është i pandryshuar 0.0% ndërmjet TM3 2015 dhe TM4 2015.
Përkundër mosndryshimit të indeksit të tërësishëm të çmimeve të prodhimit, vërehen ndryshime të çmimeve te: prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (2.5%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. (1.3%); prodhimi i produkteve ushqimore (1.1%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.6%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (0.3%); dhe prodhimi i mobilieve (0.1%).
Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-18.5%); prodhimi i metaleve (-2.6%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara thurëse (-1.2%); prodhimi produkteve kimike (-0.6%); prodhimi i pajisjeve elektrike (-0.4%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-0.2%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (-0.1); dhe prodhimi i pijeve (-0.1%).
Ndërsa, krahasuar TM4 2015 me TM4 2014, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 0.3%.
Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike ishin te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (3.1%); prodhimi produkteve kimike (2.0%); prodhimi i pajisjeve elektrike (2.0%); prodhimi i pijeve (1.6%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (1.0%); grumbullimi, trajnimi dhe furnizimi me ujë (0.8%); prodhimi i produkteve ushqimore (0.7%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gësrhetuara thurëse (0.4%), prodhimi i mobilieve (0.4%); dhe prodhimi i produkteve minerale jometalike (0.2%).
Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-10.7%); prodhimi i metaleve (-5.7%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. (-4.9%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (-3.6%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (-3.0%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-1.3%); dhe prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-0.2%).